
Marius Borg Hoiby, djali i madh i Princeshës Mette-Marit të Norvegjisë nga një marrëdhënie para martesës me Princin e Kurorës Haakon, është vënë përballë akuzave të rënda penale. Ai akuzohet për gjithsej 32 vepra penale, përfshirë katër akuza për përdhunim, dhe rrezikon një dënim deri në 10 vjet burg.
Përveç përdhunimit, Hoiby përballet gjithashtu me akuza për ushtrim dhune ndaj partneres së tij, shkelje të lirisë personale si dhe regjistrim të paautorizuar të materialeve private.
“Bëhet fjalë për vepra jashtëzakonisht serioze, me pasoja të rënda për viktimat. Dënimi maksimal për këto akuza është deri në 10 vjet burg,” deklaroi kryeprokurotja e çështjes.
Arrestimi i tij ndodhi më 4 gusht 2024, pas një incidenti të raportuar me partneren, që çoi në nisjen e hetimeve të gjera dhe paraqitjen e denoncimeve të tjera nga persona të ndryshëm.
Sipas prokurorisë, aktet e dyshuara të përdhunimit kanë ndodhur në vitet 2018, 2023 dhe 2024, me një prej rasteve që thuhet të ketë ndodhur pas hapjes së hetimit zyrtar.
-
Horoskopi ditor, e martë 19 gusht 2025
19 Gusht, 09:23 -


