KreuCelebrity

"Sa do të paguajë ky budalla...", zbulohen të tjera detaje nga vdekja e Matthew Perry!

 

Hetimet për vdekjen e aktorit të njohur Matthew Perry, i njohur për rolin e tij si Chandler Bing në serialin e famshëm Friends, kanë zbuluar detaje tronditëse.

Në dokumentarin “Matthew Perry: A Hollywood Tragedy”, avokati i tij, Martin Estrada, bëri të ditur se dy mjekët  Salvador Plasencia dhe Mark Chavez, të cilët tashmë kanë pranuar fajësinë për furnizimin me ketaminë, kishin shkëmbyer mesazhe të papërshtatshme në lidhje me aktorin.

Sipas Estradës, një prej mesazheve të Plasencia-t thoshte:

“Pyete sa do të paguajë ky budalla. Le ta zbulojmë”,  që tregon se ata e shihnin Perry-n si një mundësi për përfitime financiare, duke e përdorur në mënyrë të papërgjegjshme.

Matthew Perry u gjet i pajetë në shtëpinë e tij në Los Angeles në tetor 2023. Shkaku i vdekjes u përcaktua si efektet akute të ketaminës.

Pesë persona janë akuzuar lidhur me rastin, përfshirë edhe asistentin personal të aktorit, Kenneth Iwamasa, dhe Erik Fleming, të cilët kanë pranuar fajësinë për përfshirje në shpërndarjen e drogës që çoi në tragjedinë e yllit të Hollywood-it. 

“Mbretëresha e ketaminës”, një grua e akuzuar prej disa kohësh se i kishte shitur Matthew Perry dozën vdekjeprurëse ka pranuar dje të deklarohet fajtore.