
Perry ndërroi jetë në tetor të vitit 2023 pasi mori ketaminë nga mjeku për trajtimin e depresionit që përdoret gjerësisht si anestezik mjekësor. Aktori merrte ketaminë 6-8 herë në ditë para se të vdiste.
“Mbretëresha e ketaminës”, një grua e akuzuar prej disa kohësh se i kishte shitur Matthew Perry dozën vdekjeprurëse ka pranuar dje të deklarohet fajtore.
Kush është ‘Mbretëresha e Ketaminës’ dhe çfarë ka pranuar?
Jasveen Sangha, e njohur si “Ketamine Queen”, është bërë personazhi i fundit (i pesti) që pranon fajësinë në këtë çështje. Ajo pranoi fajësinë për pesë akuza federale:
1 akuzë për mbajte e një ambienti të përfshirë në shpërndarjen e drogës.
3 akuza për shpërndarje të ketaminës.
1 akuzë për shpërndarje të ketaminës që rezulton në vdekje ose lëndim të rëndë trupor
Në akuzat e saj përfshihet edhe një rast nga 2019, ku ajo pranoi se kishte shitur ketaminë një personi (Cody McLaury), i cili vdiq disa orë më vonë nga një mbidozë.
Kush janë të tjerët që kanë pranuar fajësinë?
Përveç Sangha-s, tetë muaj më parë janë deklaruar fajtorë edhe:
Kenneth Iwamasa (asistenti personal i Perry-t), pranoi fajësinë për shpërndarje ketamine që rezultoi në vdekje—dënimi deri në 15 vjet
Erik Fleming (mjet lidhës/ndërmjetësues), pranoi shpërndarje ketamine dhe shpërndarje që rezultoi në vdekje—dënimi deri në 25 vjet
Dr. Salvador Plasencia: pranoi shpërndarje të ketaminës — dënimi deri në 40 vjet
Dr. Mark Chavez: pranoi shpërndarje ketamine—dënimi deri në 10 vjet
Lidhja me Matthew Perry-n
Aktori i ndjerë Matthew Perry siguroi ketaminë jashtë kanaleve ligjore përmes ndërmjetësve Erik Fleming dhe asistentit të tij Kenneth Iwamasa, duke e blerë nga Sangha. Sipas prokurorëve, Perry bleu 25 shishe ketaminë për 6,000 dollarë vetëm katër ditë para vdekjes së tij. Pas ngjarjes tragjike, Sangha thuhet se i kërkoi Fleming-ut të fshinte të gjitha mesazhet mes tyre.
Vdekja e aktorit 54-vjeçar u shkaktua nga efektet akute të ketaminës, sipas raportit të mjekësisë ligjore. Krahas Sanghës, edhe katër të pandehur të tjerë – përfshirë mjekët Salvador Plasencia dhe Mark Chavez – kanë pranuar fajësinë. Sangha përballet me një dënim maksimal deri në 45 vjet burg, që do të përcaktohet në seancën e ardhshme gjyqësore.


