
Taika Waititi, bashkëshorti i Rita Orës ka festuar 50-vjetorin e lindjes në një festë të organizuar në Ibiza së bashku me miqtë e tyre. Rita ka publikuar disa foto në festa, ku shfaqen edhe personazhe si Mat Demon, Sacha Baron Cohen dhe Joel Edgerton, të gjithë duke festuar dhe tymosur cigare.
Në postimin e saj, Rita ka shkruar edhe urimin për Taikan, ku tregon se është shumë krenare për të:
“Gëzuar ditëlindjen e 50-të, bashkëshort. Jam shumë krenare për gjithçka që ke arritur dhe për ëndrrat e pafundme që ende dëshiron të realizosh. Ti më frymëzon çdo ditë”
View this post on Instagram
Këngëtarja Rita Ora dhe Taika Waititi kanë pasur një romancë përrallash që nga takimi për herë të parë në fillim të vitit 2021, dhe çifti u njohën shumë kohë përpara se ta ndanin lajmin e madh me botën. Ora ka pasur disa lidhje me emra të njohur viteve të fundit dhe ajo ishte në lidhje me regjisorin Gavras në vitin 2020 deri në javët e para të janarit 2021. Për shkak të angazhimeve kohore, çifti u nda dhe Rita filloi të takohej me Waititin. Taika Waititi ishte i martuar më parë me regjisoren Chelsea Winstanley për tetë vjet përpara se të ndaheshin në vitin 2018.


