KreuCelebrity

Mimikat e Melonit në Shtëpinë e Bardhë bëjnë xhiron e rrjetit: "Çfarë dreqin po thotë ky?"

 

“Ne do ta mbështesim Kievin, por një armëpushim në këtë moment është i pavlefshëm”, deklaroi presidenti amerikan Donald Trump gjatë takimit në Shtëpinë e Bardhë me liderët evropianë. Ai njoftoi gjithashtu zhvillimin e një samiti mes Vladimir Putinit dhe Volodymyr Zelenskyt. Megjithatë, qëndrimi i tij nuk u prit mirë nga të gjithë të pranishmit, pasi Franca dhe Gjermania kërkuan vendosjen e një armëpushimi përpara çdo takimi dypalësh.

Gjatë fjalës së kancelarit gjerman Friedrich Merz, vëmendja u tërhoq nga kryeministrja italiane Giorgia Meloni, e ulur pranë Trump, e cila nuk arriti të fshehte reagimet në fytyrën e saj teksa dëgjonte fjalimin e homologut gjerman.