KreuCelebrity

Befason studimi: Ja si ndikon mungesa e vitaminës D në sistemin imunitar dhe ndjeshmërinë ndaj sëmundjeve!

Befason studimi: Ja si ndikon mungesa e vitaminës D në sistemin

Një studim i publikuar në Frontiers in Immunology ka hedhur dritë mbi një rol të ri të vitaminës D, duke treguar se ajo ndikon drejtpërdrejt në funksionimin e sistemit imunitar dhe në ndjeshmërinë ndaj sëmundjeve autoimune, si skleroza e shumëfishtë.

Shkencëtarët kanë zbuluar se vitamina D rrit prodhimin e molekulës CD31 në qelizat dendritike, çka pengon aktivizimin e qelizave T. Në kushte normale, qelizat T mbrojnë organizmin nga infeksionet, por në rastet e sëmundjeve autoimune ato sulmojnë indet e trupit. Ky mekanizëm i ri i identifikuar tregon se vitamina D mund të zbusë reagimin e tepërt të sistemit imunitar.

Ky zbulim shpjegon pse nivelet e ulëta të vitaminës D lidhen prej kohësh me një rrezik më të madh për sëmundje autoimune. Studimi ofron një këndvështrim të ri për rëndësinë e kësaj vitamine dhe hap rrugën për mundësi të reja në parandalimin dhe trajtimin e këtyre patologjive.