Nicole Kidman është një nga yjet e Hollivudit që këtë verë zgjodhi bregdetin kroat për pushime. Aktorja e famshme udhëtoi në mes të korrikut drejt Kroacisë së bashku me familjen, udhëtim që fillimisht u bë i ditur nga fotografitë e mbesës së saj, Lucia Hawley, të publikuara në Instagram.
Lucia zbuloi se kishte vizituar Hvarin dhe Dubrovnikun bashkë me nënën e saj Antonian, tezen Nicole dhe pjesën tjetër të familjes. Së fundmi, edhe vetë Kidman ndau me ndjekësit në rrjete sociale një seri fotosh nga vera. “Kujtime verore. Tani kthim në shkollë”, shkroi ajo në përshkrimin e postimit.
Mes imazheve spikasin pamjet e peizazheve bregdetare, detit të qetë, perëndimeve të diellit, por edhe momente të ngrohta familjare. Në disa prej tyre shfaqen edhe dy vajzat e saj, Faith (14 vjeç) dhe Sunday Rose (17 vjeç).
Në foto, Nicole shihet si rrallëherë me flokët e saj natyralë, kaçurrelë të theksuar, duke u dukur krejt ndryshe nga imazhi i zakonshëm i yllit hollivudian.



