KreuCelebrity

Kiara Tito përlotet në koncertin e Luizit në Shkodër!

Kiara Tito përlotet në koncertin e Luizit në Shkodër!

Mbrëmë, Shkodra u mbush me muzikë dhe emocion, teksa këngëtari i njohur Luiz Ejlli mbajti një koncert madhështor që tërhoqi mijëra fansa.

Interpretimet e tij plot ndjenjë dhe energji krijuan një atmosferë unike, duke e shndërruar mbrëmjen në një përvojë të paharrueshme për të gjithë të pranishmit. Në skenë nuk munguan momentet prekëse dhe të mbushura me emocion, që dëshmuan lidhjen e fortë mes Luizit dhe publikut të tij.

Kiara Tito përlotet në koncertin e Luizit në Shkodër!

Të pranishëm ishin edhe familjarët e këngëtarit: nëna, partnerja Kiara dhe vajza e tyre e vogël, Luna Mari, të cilët e ndoqën nga afër performancën, duke i dhënë koncertit një ndjesi edhe më të veçantë.

Një nga çastet më të ndjera të mbrëmjes ishte kur prezantuesja e njohur u pa me lot në sy, duke e bërë publikun të përjetonte edhe më shumë intensitetin e asaj nate.