
Influencuesja Ashley St. Clair, nënë e fëmijës së Elon Musk, po përballet me probleme serioze financiare, përfshirë rrezikun e dëbimit nga banes e saj në New York, me qira që arrin rreth 15,000 dollarë në muaj.
Ajo është në një betejë ligjore për kujdesin dhe mbështetjen financiare për fëmijën, dhe pretendon se Musk ka reduktuar pagesat për përfitime kontrolluese, ndërsa ai pretendon se po jap mbështetje financiare, pavarësisht hezitimeve për paternitet.
“Pas një viti vendimesh të pakujdesshme profesionale, zgjedhjesh të dyshimta në jetë dhe një profili bosh në LinkedIn, vendosa të filloj këtë podcast. Për më tepër, po më nxjerrin nga banesa,” tha ajo në një pjesë të videos që më pas u fshi.
Në muajin shkurt, St. Clair njoftoi se kishte lindur fshehurazi një djalë me Musk. “Pesë muaj më parë solla në jetë një fëmijë. Elon Musk është babai. Nuk e kam zbuluar më parë për të mbrojtur privatësinë dhe sigurinë e fëmijës sonë, por ditët e fundit u bë e qartë se mediat tabloide do të përpiqen ta bëjnë publike”, shkroi ajo në X.
Në mars, St. Clair deklaroi se Musk kishte ulur “ndjeshëm” pagesën e ushqimit për fëmijë pasi ajo e paditi për kujdes të plotë mbi djalin e saj, Romulus. Ajo po ashtu pretendoi se Musk i kishte ofruar 15 milionë dollarë për të mbajtur ekzistencën e fëmijës sekret.
-
Horoskopi ditor, e enjte 21 gusht 2025
21 Gusht, 09:26 -


