Këngëtarja e njohur shqiptare, Filloreta Raçi – Fifi, dhe finalistja e Big Brother VIP Albania 4, Egli Tako, prej kohësh kanë prishur raportet mes tyre.
Së fundmi, Fifi ka zgjedhur të reagojë publikisht ndaj një ndjekëseje që i kishte dërguar mesazhe fyese dhe banale lidhur me partnerin e saj, Eglin. Në një postim në “Instagram Story”, ajo publikoi screenshot-in e bisedës, ku iu përgjigj me ironi gjuhës së rëndë të ndjekëses, duke e quajtur “klienti i radhës i një kompanie pelenash”.
Ky reagim erdhi vetëm dy ditë pas raportimeve se marrëdhënia e Fifit me Eglin është krisur, pasi ata kanë hequr njëri-tjetrin nga Instagrami dhe duket se kanë ndërprerë çdo kontakt.
Me këtë postim, artistja dha një mesazh të qartë për ndjekësit e saj: pavarësisht zhvillimeve në jetën e saj private, ajo nuk do të tolerojë gjuhën e urrejtjes dhe ofendimet në adresën e saj.


