
Reperi shqiptar Marin ka ndarë me ndjekësit e tij një lajm tepër të trishtë: humbjen e djalit të tij të porsalindur. Përmes një postimi prekës në rrjetet sociale, ai ka treguar se dita që pritej të ishte një gëzim i madh për familjen, është shndërruar në dhimbjen më të rëndë të jetës së tyre.
"Ky duhet të ishte një njoftim për lindjen e bebit, por fatkeqësisht nuk është. Ne humbëm djalin tonë të çmuar të mërkurën në mëngjes; disa njerëz vetëm ëndërrojnë engjëj, por ne patëm nderin ta mbajmë një në krahët tanë.
Jemi të tmerrësisht të pikëlluar dhe me zemër të thyer, askush nuk duhet të ndiejë këtë lloj dhimbjeje. Këto ditë kanë qenë jashtëzakonisht të vështira dhe po i marrim gjërat ditë pas dite, duke u përpjekur të ecim përpara sa më mirë që mundemi.
Duam të falënderojmë të gjithë për dashurinë dhe mbështetjen që kemi marrë gjatë kësaj kohe të vështirë. Derisa të të shohim sërish, Engjëlli ynë, do të na mungosh çdo ditë!
Për qenien njerëzore më të fortë dhe gruan më të mirë që ka ekzistuar ndonjëherë, Alba. Ne nuk ndalemi kurrë, sepse jemi të bekuar nga Zoti!"
Artisti shtoi se ditët e fundit kanë qenë jashtëzakonisht të vështira, por ata po mundohen të gjejnë forcë tek dashuria për njëri-tjetrin dhe tek mbështetja e miqve dhe familjes. Ai falënderoi të gjithë ata që janë bërë krah në këtë moment dramatik për ta.
-
Brandi i famshëm i parfumeve në vend, tani edhe në aeroport!
22 Gusht, 13:46 -


