
Maison de Parfume Tirana, një nga markat më të njohura të parfumeve në Shqipëri, ka zgjeruar horizontet e saj, duke hapur një dyqan të ri në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës. Ky hap i rëndësishëm vjen pas një suksesi të jashtëzakonshëm që kjo markë ka pasur, duke ofruar koleksione luksoze nga markat më të njohura botërore.
Ajo ofron një mundësi të shkëlqyer për të eksploruar dhe zgjedhur nga një gamë e gjerë parfumesh të njohura, përfshirë edicionet më të fundit të disa markave prestigjoze.
Pavarësisht se a je një udhëtar që po largohet apo po kthehesh, dyqani i ri i Maison de Parfume në TIA, të jep mundësinë të gjesh gjithçka që kërkon për t’u ndjerë i veçantë, pa pasur nevojë të dalësh nga aeroporti. Me dyqanin e ri, po bëhet e mundur që adhuruesit e parfumeve të shijojnë produkte të ekskluzivitetit dhe luksit për çdo rast, dhe të krijojnë një përvojë të paharrueshme blerjeje, që e bën udhëtimin edhe më të veçantë.
TIA vazhdon të zgjerojë përvojën tuaj të udhëtimit! Maison de Parfum është destinacioni i ri për dashamirësit e aromave unike. E gjeni në zonën airside, pranë gate nr. 7.
View this post on Instagram
Përgatiti: Libera Resulaj


