KreuFashion

Aksesorët që kanë tërhequr vëmendjen te meshkujt këtë sezon veror!

Çanta & sandale 

Aksesorët më shumë se kurrë, marrin vëmendje te meshkujt këtë sezon. Asnjë burrë nuk del nga shtëpia pa sandale dhe çantë. Nga modelet e mëdha, ku mund të futesh çdo gjë deri te shpinoret e vogla, këto janë disa nga sugjerimet e kësaj vere për aksesorin e preferuar mashkullor: çantën. Por, kur flasim për sandalet, gama e tyre është e pafundme: mund të zgjidhni platformat me gomë si barkë, ose versionet më Aksesoelegante me rripa të kryqëzuar, që shkojnë edhe me stilin casual chic, deri te më veroret, me një gisht ose sandalet e misionarit. 

 

 

Stili i festivaleve verore 

Bashkë me verën, rikthehen edhe festivalet muzikore, të cilat, së fundmi në Shqipëri janë shumë popullore, ndaj ju duhet një stil tipik për këto evente që shpesh zgjasin. Para se të niseni, bëni gati çantën me veshje që përshtaten me këto festivale, ku kriteri kryesor duhet të jetë qëllimi dhe së dyti, prakticiteti. Shpesh mendohet që në këto festa, shpesh në natyrë, nuk ka nevojë për stil, por kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht zero stil. Ndërsa dashuria për muzikën mbetet arsyeja kryesore për këtë udhëtim, festivalet janë kthyer në sfilata të vërteta mode me kalimin e viteve, si Coachella, ku stili i pjesëmarrësve në festival tani është objekt vëmendjeje të veçantë. Ne ju sjellim disa sugjerime, mes pamjes disko dhe asaj bohemiane, një ndërthurje e cila do t’ju bëjë të dalloni nga të tjerët

 

Aksesorët që kanë tërhequr vëmendjen te meshkujt