Një deklaratë e papritur e këngëtares së njohur Lore ka ndezur rrjetet sociale dhe ka hapur dyert për një nga spekulimet më të mëdha televizive të këtij sezoni: hyrja e saj në Big Brother.
E ftuar në emisionin radiofonik She’s On Air në Top Albania Radio, artistja nuk ngurroi të japë përgjigje të sinqerta, duke lënë gjithashtu një derë të hapur për surpriza.
E pyetur drejtpërdrejt për një mundësi hyrjeje në shtëpinë më të famshme, Lore pranoi:
“Mua më ka ardhur një ftesë edhe vjet, por unë nuk isha gati vjet. A jam gati tani? Nuk e di, do ta zbuloj kur të më vijë ftesa…”
Kaq ka mjaftuar që fansat të shpërthejnë me komente në rrjetet sociale, duke u shprehur të bindur se këtë vit këngëtarja do të jetë një nga banoret më të shumëpritura. Por surprizat nuk mbaruan këtu. Në intervistë, Lore tregoi se nuk do të refuzonte një takim me një fans të çmendur pas saj, duke thënë thjesht: “Po.”
Nga ana tjetër, ajo u shpreh se asnjëherë nuk ka fshirë një këngë, edhe nëse i ka kujtuar momente të vështira:
“Jo, aspak.”
Me këtë qëndrim të drejtpërdrejtë dhe përgjigje që lënë vend për interpretime, Lore e ka ndezur publikun dhe ka shtuar intrigën për sezonin e ri televiziv.
Tani mbetet vetëm një pyetje:
A do ta shohim Lore brenda shtëpisë së Big Brother, apo gjithçka është një lojë e saj për të mbajtur publikun në pritje?

