KreuCelebrity

Vrasja në Greqi, masakroi gruan në sytë e fëmijëve: Shqiptari përpara dy muajsh ishte shtruar në spital psikiatrik?!

Vrasja në Greqi, masakroi gruan në sytë e fëmijëve:

Një ngjarje tragjike ka tronditur qytetin e Volosit, ku një shqiptar, i identifikuar si Pandeli Nakoleci, 40 vjeç, ka therur për vdekje bashkëshorten e tij, Marjola Nakoleci, 36 vjeçe. Çifti kishte katër fëmijë.

Krimi ndodhi në rrugën Konstanta, ku autori i dyshuar e qëlloi të shoqen me një mjet prerës, i përdorur zakonisht për gatime në zgarë. Ai e goditi disa herë në qafë dhe shpinë, duke i shkaktuar plagë të shumta që sollën vdekjen e menjëhershme nga gjakderdhja.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë greke, trupi i 36-vjeçares u gjet më 22 gusht në hyrje të një pallati në Volos. Autori ndodhet në arrati, ndërsa autoritetet vijojnë operacionin për kapjen e tij.

Hetimet e para tregojnë se deri tani nuk është dokumentuar një histori dhune në familje. Megjithatë, 40-vjeçari nuk ishte i panjohur për drejtësinë. Ai ka qenë më parë i akuzuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe shkelje të ligjeve mbi drogën. Më 28 qershor 2025, me urdhër të prokurorit, ai ishte transferuar për ekzaminim psikiatrik në një klinikë, ku qëndroi i shtruar për një kohë.

Sherri ndodhi brenda shtëpisë dhe burri e sulmoi gruan 36-vjeçare me thikë. Ajo vrapoi duke tentuar të largohet nga apartamenti në katin e parë ku jeton familja. Ai e ndoqi poshtë shkallëve dhe në hyrje të pallatit e goditi përsëri. Më pas, gruaja u rrëzua, ndërsa dyshemeja u mbulua me gjak. Autori u largua nga vendi i ngjarjes me vrap.

Ngjarja po hetohet nga Nëndrejtoria e Hetimit dhe Ndjekjes Penale të Krimit në Volos, e cila ka urdhëruar kryerjen e autopsisë.

Vrasja në Greqi, masakroi gruan në sytë e fëmijëve: