Eksperti mbretëror Richard Fitzwilliams ka zbuluar arsyen kryesore pse Princi William nuk është ende i gatshëm të pajtohet me vëllain e tij, Princin Harry, pavarësisht përpjekjeve të këtij të fundit.
Duke folur për Fox News Digital, Fitzwilliams pohoi se "fajin" gjendet tek Meghan: Ne fakt,rezulton se pikerisht mosbesimi i thellë ndaj dukeshes është një ndër arsyet kryesore te hendekur mes dy vellezerve. Sipas tij, William ndjen se Harry e ka tradhtuar familjen mbretërore, sidomos pas publikimit të kujtimeve Spare, ku nuk munguan as sulmet personale ndaj atij vete.
“Ka gjëra që nuk harrohen lehtë”, shtoi eksperti, duke kujtuar se vëllezërit nuk kanë komunikuar as në shërbimin përkujtimor të Lord Fellowes, në gushtin e kaluar.
Një tjetër eksperte, Hilary Fordwich, mbështeti këto pretendime, duke theksuar se mungesa e besimit është pengesa më e madhe për një pajtim. Sipas saj, familja mbretërore është e shqetësuar pasi Meghan nuk ndjen asnjë detyrim ndaj publikut britanik apo institucionit mbretëror.


