KreuCelebrity

Chiara Ferragni dhe Giovanni Tronchetti Provera publikojnë foton e parë zyrtare së bashku

Chiara Ferragni dhe Giovanni Tronchetti Provera publikojnë foton e
Chiara Ferragni ka bërë sot hapin e madh: në Instagram, influencerja publikoi foton e parë zyrtare me partnerin e saj, Giovanni Tronchetti Provera. Një imazh i realizuar këto ditë gjatë pushimeve në Ibiza, në momentin më romantik të ditës – në perëndim të diellit.

Në foto, çifti shihet i përqafuar e buzëqeshur mbi një jaht, duke treguar se dashuria e tyre është më e fortë se kurrë. Pas muajsh të mbushur me thashetheme, paparazzi dhe zëra kontradiktorë, më në fund Ferragni dhe Tronchetti Provera kanë dalë hapur, duke e bërë zyrtare lidhjen e tyre.

Vetëm pak javë më parë dukej se romanca kishte marrë fund, pavarësisht fillimit premtues. Por, përkundrazi, dyshja vendosi të rikthehej tek njëri-tjetri. Biznesmeni nuk iu kthye ish-bashkëshortes, siç u aludua, por zgjodhi të vazhdojë historinë me Ferragnin, edhe pse nuk kanë munguar qëndrime kritike nga familja e tij.

Publikimi i fotos ka ngjallur shumë reagime: nga mbështetja e të afërmve të Ferragnit, deri tek urimet e ndjekësve të saj. Disa kanë vënë re edhe një detaj strategjik: imazhi erdhi menjëherë pas daljes publike të ish-bashkëshortit të saj, Fedez, me Giulia Honegger. Rastësi apo mesazh i koduar?

Ndërkohë, gjatë pushimeve në Ibiza, ku lindi edhe dashuria e tyre, paparazzët i fotografuan duke shijuar detin dhe plazhin, duke konfirmuar edhe një herë se romanca mes tyre po përjeton një fazë të lumtur.