
Psikologia e njohur, Jorida Rustemi, ka ndarë një lajm të trishtë me ndjekësit e saj në Instagram. Ajo njoftoi ndarjen nga jeta të bashkëshortit të saj, Vasileios Stachos, pas një beteje disa-vjeçare me një sëmundje të rëndë.
Me një mesazh prekës, Rustemi u shpreh se bashkëshorti i saj luftoi fort me dinjitet dhe forcë për më shumë se katër vite, duke mos humbur kurrë shpresën. “Vasili, tepër i ri për të ndërprerë veprimtarinë profesionale edhe planet familjare, e deshi shumë jetën dhe nuk e humbi kurrë shpresën… u përball me forcë dhe dinjitet deri në frymën e fundit,” – shkruan ajo.

Rustemi theksoi se humbja është e dhimbshme jo vetëm për të, por edhe për dy fëmijët e tyre të vegjël, të cilët do të rriten pa praninë e babait të dashur.

Ceremonia mortore do të mbahet më 26 gusht, në Glifadha të Athinës, ku miq, familjarë dhe të afërm do t’i japin lamtumirën e fundit Vasileios Stachos.
