KreuCelebrity

Nëna me demencë, babai me Parkinson, Robbie Williams rrëfehet: Është e çuditshme të jesh i rritur

Nëna me demencë, babai me Parkinson, Robbie Williams rrëfehet:
“Mamaja ime ka demencë dhe nuk e di më kush jam. Babai im ka Parkinson dhe nuk mund të dalë nga shtëpia. Është një vend i çuditshëm ky ku gjendem në moshën 51-vjeçare. Është shumë e çuditshme të jesh i rritur. Nuk jam gati.”

Me këto fjalë prekëse, këngëtari britanik Robbie Williams foli në skenë gjatë një koncerti në Gjermani, duke ndarë me publikun një moment të vështirë të jetës së tij. Ai tregoi se e ëma nuk e njeh më për shkak të demencës, ndërsa i ati vuan nga Parkinsoni.

Artisti e përshkroi këtë periudhë si “një vend të çuditshëm ku gjendet”, duke pranuar me sinqeritet gjithë brishtësinë e tij: “Është shumë e çuditshme të jesh i rritur. Nuk jam gati.”

Rrëfimi i tij preku fansat dhe publikun, duke treguar anën më njerëzore të një ylli që, përveç muzikës, përballet me të njëjtat beteja të përditshme si shumë familje të tjera.