KreuCelebrity

“Katër-pesë vitet e para jetova më shumë në...": Flori Mumajesi prek me postimin për nënën e ndjerë!

“Katër-pesë vitet e para jetova më shumë

Flori Mumajesi festoi ditëlindjen ditën e 23 gushtit, e ne kete dite kaq te vecante per te, kujtoi  nënën e cila nuk jeton me. Ai bëri një postim në Instastory, ku rrëfeu pak për fëmijërinë dhe lidhjen e ngushtë që ka pasur me të ëmën.

“Dita e lindjes sime nuk është veç e imja. Është dita kur, mes lotësh dhe dhimbjes, erdhi ne jetë   një djalë mbi katër kilogramë. Pas ditëve të numëruara një nga një, më 23 gusht një nënë u bë me djalë – me mua”, e nisi Flori postimin.

Këngëtari tregoi për dashurinë dhe momentet e tij me nënën: “Katër-pesë vitet e para jetova më shumë në kraharorin e saj se në tokë. Mbaj mend si shkrihesha sa herë më merrte në prehër, më vendoste këmbët mbi këmbët e veta, më ngrinte duart lart dhe këndonte: ”ding dange, e ding dange”. Me lëvizjen e këmbëve më tundte, më bënte te kërceja, derisa qeshjet më mbyteshin dhe loja fillonte sërish nga e para Deri vonë mbështetesha në gji, e përqafoja dhe e puthja nga këmbët deri në ballë. Kur zhytesha në qafë, ndonjëherë dëgjoja: “Jo, se jam me djersë.’ Unë qeshja: “Po, më plasi b*tha mua, se mos vjen erë djersa… vdes për këtë erë.” Me këtë erë jam rrit’. Era që kishim të dy – era jonë, era e nënës”.

Artisti u shpreh se herë pas here, ajo aromë i rikthehet, por tanimë, nëna dot nuk e uron.


“Edhe sot, herë pas here, për një çast më pak se një sekondë, ajo aromë kthehet sërish. Por tashmë nuk ka sy për ta parë, as zë për të uruar: “Gëzuar ditën që më linde, ditëlindjen tonë” duke kënduar:”ding dange, e ding dange…”, shkruan gjithashtu Flori.

Nëna e Florit ndërroi jetë në shkurtin e vitit 2021. Asokohe, në media u raportua se ajo vuante nga problemet me zemrën.