
Stilistja italiane Donatella Versace ka befasuar ndjekësit me postimin e saj më të fundit në rrjetet sociale. Prej vitesh polemikat për pamjen e saj janë të shumta edhe pse ajo vetë ka pranuar publikisht përdorimin e botoksit.
Shumë ndjekës kanë vënë re së fundmi se buza e saj e sipërme dukej shumë më e hollë dhe faqet më pak të fryra në krahasim me fotot e mëparshme. Për të sqaruar sfondin e mundshëm të këtij ndryshimi, ekspertja e kirurgjisë kozmetike Anastasia Koles ndau mendimin e saj me Daily Mail.
View this post on Instagram
“Është e pamundur të thuash se çfarë i ka bërë fytyrës pa e parë personalisht. Buzët e saj duken më të vogla se më parë, gjë që mund të jetë për shkak të një numri arsyesh. Gjithashtu, duket se ajo ka pasur mbushës të përhershëm në të kaluarën, ndoshta silikon, të kombinuar me mbushës hialuronik të aplikuar në to. Nëse mbushësi hialuronik është tretur ose është zbërthyer natyrshëm, kjo mund të shpjegojë humbjen e vëllimit”, tha ajo.
Siç thekson Koles, zmadhimi fillestar i buzëve mund të ketë qenë rezultat i silikonit të kombinuar me efektet e një liftingu fytyre, i cili e tërheq lëkurën fort drejt anëve të fytyrës.


