
Ish-banori i Big Brother VIP Albania 4, Jozefin Marku prej disa kohësh po shijon një romancë të re, por jo edhe aq të fshehtë. Prej disa ditësh është zbuluar se vajza me të cilën ai ka nisur një lidhje quhet Xhoana Toshi.
Xhoana është mjaft aktive në Instagram dhe ndjekësit janë gjithë sy e vesh në postimet e saj për të zbuluar më shumë për lidhjen e tyre. Ditën e djeshme bukuroshja ka publikuar një foto në Instastory ku duket në krah të Jozit, por pa i zbuluar fytyrën. Siç duket lidhja e tyre po shkon mirë dhe këtë duan ta tregojnë kudo.

Jozi nuk ka shumë kohë që ka sqaruar për publikun ndarjen nga Loredana Brati, me të cilën nisi një lidhje brenda shtëpisë së "BBV4", lidhja e cila nuk funksionoi pas daljes së tyre nga shtëpia.
-
-
Horoskopi ditor, e martë 26 gusht 2025
26 Gusht, 09:17


