Jori Delli sqaroi se fundi arsyen e mungesës se saj prej disa kohësh në rrjetet sociale. Përmes një reagimi në profilin e saj në Instagram, modelja rrefeu se babai i saj pësoi një infarkt gjatë kohës që ishte në Shqipëri. Ajo ka treguar se i ati është sëmurur në Vlorë, ndërsa ka shprehur rezerva për trajtimin mjekësor atje.
“Përshëndetje miq,
Këto ditë kam munguar në rrjetet sociale sepse babai im u sëmur shumë rëndë. Ai ndodhej për disa ditë në Shqipëri dhe pësoi një infarkt.
Fatmirësisht vëllai im shkoi ta vizitonte dhe arriti ta çonte në kohë në spital. Për fat të keq, në Vlorë nuk mori kujdesin e duhur: Spitali atje nuk është i përgatitur aspak për raste emergjente.
Mendoni që e dërguan në Tiranë dhe ambulanca mbërriti vetëm pas një ore; babai im duhej të bënte edhe dy orë e gjysmë rrugë me ambulancë për të mbërritur në kryeqytet.
Në të kundërt, kam vetëm fjalë mirënjohje për spitalin QSUT në Tiranë: falenderoj me gjithë zemër stafin, infermierët dhe mjekët që u kujdesën për të dhe që me një operacion të suksesshëm i shpëtuan jetën.
Me shpresën që shteti shqiptar të vendosë të investojë jo vetëm në turizëm dhe infrastrukturë të re, por edhe mbi të gjitha në shëndetësi, duke vënë shëndetin dhe jetën e qytetarëve në vend të parë”, shkruan Jori në Instagram.

