Një nga marrëdhëniet më të përfolura gjatë edicionit të katërt të “Big Brother VIP” ka qenë ajo mes Loredanës dhe Jozit. Dinamika e tyre brenda shtëpisë ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale dhe media, por si qëndron situata mes tyre pas përfundimit të spektaklit?
Në një intervistë për ‘Revista Who’, e pyetur për këtë raport, Loredana është shprehur prerazi se nuk ka më interes t’i rikthehet asaj historie, duke e konsideruar të mbyllur.
"Ajo është një histori që ndodhi, të gjithë e gjithë e panë çfarë ndodhi, si ndodhi. Është një e shkuar së cilës nuk dua t’i rikthehem. Megjithatë, i uroj gjithë të mirat", u shpreh ajo.
Disa kohë më parë, teksa ishte i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, Jozi ka folur për Loredanën. "Asgjë, ka marrë një rrugë jo të mirë mendoj unë", ishte deklarata e Jozit, i cili se fundi ka postuar hapur foto me parteneren e re.


