KreuCelebrity

Brooklyn Beckham, tjetër “thikë pas shpine” prindërve të tij: "Në Londër kthehem vetëm për një gjë, dhe ajo nuk është familja!

Brooklyn Beckham, tjetër “thikë pas shpine” prindërve

Brooklyn Beckham hodhi një tjetër “kunjë” të fshehtë ndaj familjes së tij gjatë një videoje të re me shefin e njohur Michel Roux Jr., ndërsa përplasja midis Beckham-ave vazhdon. Shefi i ri 26-vjeçar, i cili ka qenë i zënë me promovimin e markës së tij Cloud23, bashkëpunoi me Roux për një pjatë me bazë proshutën, e cila përfshinte edhe salcën e tij pikante.

Brooklyn Beckham, tjetër “thikë pas shpine” prindërve
Brooklyn Beckham, tjetër “thikë pas shpine” prindërve

Djali i David dhe Victoria Beckham udhëtoi nga Los Anxhelesi drejt Londrës për të filmuar videon në kuzhinën e restorantit Wigmore në hotelin Langham.

Por gjatë një klipi të shpërndarë në faqen e tij të Instagram-it, Brooklyn nuk mundi t’i rezistonte një thumbi nsaj familjes së tij, pasi këmbënguli se përgatitja e këtij vakti ishte e vetmja gjë për të cilën ia “vlente të merrte avionin”.

Për herë të fundit, Brooklyn është fotografuar së bashku me familjen e tij në Ditën e Krishtlindjeve, dhe që prej atëherë duket se nuk ka kaluar më shumë kohë me ta në Mbretërinë e Bashkuar. Edhe një rikthim i mëhershëm në Angli ka qenë po për arsye pune, për të xhiruar një reklamë të Moncler me gruan e tij Nicola Peltz, 30 vjeç.