
Kolektivi "Venice4Palestine", përfaqësuar nga rreth 1 500 profesionistë të fushës së artit dhe filmit, iu drejtuan Bienales me një kërkesë për të tërhequr ftesat e Gal Gadot dhe Gerard Butler, për shkak të mbështetjes së tyre të pretenduar për qëndrimet e qeverisë izraelite ndaj konfliktit në Gaza
Gal Gadot dhe Gerard Butler nuk do të marrin pjesë në Festivalin e Filmit në Venecia. Protagonistët e filmit “In the Hand of Dante”, nuk do t’i bashkohet kastit dhe regjisorit Julian Schnabel në Lido.
Nënshkruesit përfshijnë emra të njohur si Marco Bellocchio, Laura Morante, Abel Ferrara, Valeria Golino, Matteo Garrone dhe Fiorella Mannoia. “Dhe në vend të kësaj, kjo hapësirë t’i vihet në dispozicion një delegacioni tonë për të ecur në tapetin e kuq me flamurin palestinez.” Bienalja e Venecias reagoi duke theksuar se festivali ka qenë gjithmonë një vend debati i hapur dhe ndjeshmërie ndaj çështjeve globale, por V4P shprehu zhgënjim që përgjigja nuk përmend Palestinën dhe as veprimet e Izraelit.


