KreuCelebrity

Zjarri në restorantin e Zef Bekës, reagon këngëtari: Shkak një shkëndijë elektrike

Këngëtari Zef Beka ka reaguar pasi restoranti i tij, në Lezhë, u përfshi nga flakët mesditën e djeshme. Beka ka reaguar në rrjete sociale, duke bërë të ditur shkak i zjarrit është bërë një shkëndijë elektrike, por fatmirësisht situata u vu menjëherë në kontroll. Në reagim, këngëtari thotë se merren të gjitha masat që çdo gjë t'i kthehet sa më shpejt normalitetit. 

Reagimi i plotë:

Të nderuar miq, familjarë dhe mbështetës të muzikës sime, edhe te lokalit tim Orkidea Palace ëeddingsevents

Dua t’ju informoj se, për shkak të një shkëndije elektrike, kuzhina e restorantit “Orkidea Palace” u përfshi nga flakët. Fatmirësisht, situata u vu menjëherë nën kontroll dhe nuk pati rrezik për pjesën tjetër të lokalit apo për jetën e askujt.

Aktualisht jemi mirë dhe po marrim të gjitha masat që çdo gjë t’i kthehet sa më shpejt normalitetit.

Ju falënderoj sinqerisht për mesazhet dhe mbështetjen tuaj të vazhdueshme. Mirënjohja ime është e pakufishme.

Me respekt,
Zef Beka