Kim Kardashian është përfshirë sërish në polemika, këtë herë për mënyrën se si ishte veshur vajza e saj 12-vjeçare, North West, gjatë pushimeve në Romë.
Pamjet nga dalja e tyre publike shkaktuan reagime të ashpra në rrjete sociale, ku shumë ndjekës e quajtën “të papërshtatshme” zgjedhjen e veshjeve për moshën e saj. North u fotografua përkrah nënës, e veshur me minifund, korse dhe flokë të lyer në blu e jeshile. Ndërkohë, Kim kishte zgjedhur një fustan të zi saten me dantellë dhe dekolte të theksuar.
Në platformën X (ish-Twitter), komentet ishin të shumta:
“Cila 12-vjeçare vesh korse? Kim nuk di si të jetë një nënë e përgjegjshme.”
“Pse e bëjnë të duket kaq e rritur? North është vetëm 12 vjeç.”
Reagimet u shpërndanë edhe në Reddit, ku përdorues të ndryshëm shprehën shqetësimin:
“North vesh rroba më fëminore vetëm kur është me Kanye. Me Kim vishet krejt ndryshe.”
“Ajo nuk pati kurrë mundësinë të ishte fëmijë.”
Shumë prej tyre e akuzuan Kim se po sillet më shumë si “shoqe” sesa si nënë, duke vënë në pikëpyetje mënyrën e saj të prindërimit.
Kim Kardashian dhe ish-bashkëshorti i saj, Kanye West, janë prindër të katër fëmijëve: North, Saint, Chicago dhe Psalm. Çifti u martua në vitin 2014 në Itali, por në vitin 2021 paraqitën kërkesë për divorc.


