
Taylor Swift dhe Travis Kelce zyrtarizuan fejesën e tyre përmes një postimi në Instagram, ku ndanin foto të propozimit romantik. Propozimi u zhvillua në një ambient idilik të dekoruar me lule, ndërsa në sfond dëgjohesh pjesa “So High School” nga reparti i fundit i Taylor-it
Taylor ka publikuar edhe një foto të unazës së propozimit të vendosur në gishtin e saj dhe menjëherë janë bërë kërkimet se sa kushton unaza që Travis ka krijuar me prerje të veçantë “old mine brilliant” në bashkëpunim me Kindred Lubeck nga Artifex Fine Jewelry.

Guri i gjatë i diamantit është vendosur mbi një rrip floriri të verdhë të gdhendur me dorë dhe përputhet në mënyrë të përkryer me stilin vintage të Taylor Swift.
“Prerja ‘old mine brilliant’ ishte shumë e njohur në shekujt 18 dhe 19, e vlerësuar për shkëlqimin e saj romantik dhe format më të trasha”, tha Ajay Anand, CEO i Rare Carat për Page Six Style. Ai vlerëson se diamanti ka madhësinë rreth 9 karatë dhe mund të ketë vlerë deri në 1 milion dollarë, në varësi të ngjyrës dhe pastërtisë.


