KreuCelebrity

“S’di çfarë ka bërë djali”, babai i Joz Markut reagon pas shpërthimit me tritol!

Në orët e para të ditës së djeshme (e martë  26 gusht 2025), në fshatin Gurëz, që bën pjesë në njësinë administrative Fushë Kuqe të Kurbinit është shënuar një shpërthim me lëndë plasëse. Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, rreth orës 04:20, në derën e jashtme të oborrit të banesës së shtetases M. D. është hedhur një sasi e vogël lënde plasëse, e dyshuar se është artizanale.

Megjithëse hetimet paraprake ngrenë dyshime se shënjestra mund të ketë qenë këngëtari Jozefin Marku, i njohur me emrin Jozi. 

Lidhur me këtë ngjarje babai i Jozit ka dhënë një deklaratë para policisë, ku është shprehur se nuk ka asnjë konflikt personal dhe as familjar me askënd dhe ka theksuar se nuk është në dijeni për ndonjë situatë të ngjashme që mund të përfshijë djalin e tij.