KreuCelebrity

Donatella Versace “rregullon” fytyrën: Shfaqet e rinuar pas shitjes së biznesit te Prada!

Donatella Versace “rregullon” fytyrën: Shfaqet e rinuar pas

Donatella Versace i surprizoi të gjithë me postimin e saj më të fundit në Instagram ku dukej shumë mirë. Stilistja prej vitesh është në qendër të vëmendjes për shkak të pamjes së saj. Ndërhyrjet estetike ndaj saj rezultuan një dështim dhe jo rrallë trashëgimtarja e shtëpisë së famshme të modëska qenë në qendër të komenteve negative, sic kujton pamfleti.net. Megjithatë, Donatella ka pranuar publikisht vetëm përdorimin e botoksit. Së fundmi, ajo publikoi një foto që i befasoi të gjithë. Ajo pozon me një fustan të bardhë me shkëlqim, ndërsa fytyra e saj është në qendër të vëmendjes.

Donatella Versace “rregullon” fytyrën: Shfaqet e rinuar pas

Vërehet qartë se buza e sipërme i duket më e hollë se zakonisht, ndërsa faqet duken ndryshe nga ato që jemi mësuar të shohim më parë.

Nga ana tjetër, Donatella ka fituar jo pak, duke vendosur t’i shesë shtëpisë së famshme të modës ‘Prada’, firmën e saj ‘Versace’. Bëhet fjalë për një marrëveshje miliarda dollarëshe.

Marrëveshja për të bashkuar dy markat italiane ka një vlerë të vlerësuar prej 1.36 miliardë dollarë, tha të enjten Grupi Prada. Ky grup tashmë zotëron disa etiketa të tjera të stilistëve, duke përfshirë Miu Miu dhe markën e këpucëve luksoze Church’s.