Këngëtari i njohur grek Giorgos Mazonakis është rikthyer në jetën e tij të përditshme pas qëndrimit në spitalin psikiatrik “Dromokaiteio” në Athinë.
Ai u shtrua atje me urdhër prokurorie, pas një kërkese të bërë nga babai dhe motra e tij. Sipas Mazonakis, ky veprim ishte pjesë e një komploti të organizuar nga familjarët për ta penguar në vendimet dhe veprimet e tij personale e ligjore.
Në një mesazh në rrjetet sociale, këngëtari shkroi: “Pas furtunës, vjen qetësia”, ndërsa nga dhoma e spitalit la një tjetër shënim: “Isha këtu bashkë me të keqen, por e mira fitoi.”
Ai mohoi të ketë probleme psikologjike dhe e përshkroi gjithë situatën si një “skenar të sajuar”.
Ndërkohë, angazhimet e tij artistike vazhdojnë normalisht, përfshirë kontratën për të performuar në një nga klubet më të njohura të Greqisë gjatë sezonit të vjeshtës.


