
Gjatë xhirimeve të vazhdimit të filmit të shumëpritur “The Devil Wears Prada 2”, një incident i papritur ndodhi me protagonisten Anne Hathaway. Aktorja ishte duke zbritur një shkallë kur humbi ekuilibrin dhe ra në tokë.
Skena po xhirohej përpara një ndërtese, nga e cila Hathaway po dilte, kur ndodhi rrëzimi. Incidenti u shkaktua nga thyerja e takës së këpucës.
Megjithatë, Hathaway reagoi menjëherë, u ngrit në këmbë dhe siguroi stafin se ishte mirë. “Jam mirë,” u shpreh ajo me një buzëqeshje, duke lehtësuar tensionin mes anëtarëve të ekuipazhit që ndodheshin aty pranë.
Filmi i vitit 2006 u bazua në librin e ish-asistentes së Vogue, Lauren Weisberger. Weisberger kishte punuar për kryeredaktoren e famshme të Vogue, Anna Wintour, e cila kohët e fundit dha dorëheqjen pas 37 vitesh.


