Rina Zaiti ka ndezur rrjetin me një video të re në TikTok, ku liston tiparet që kërkon tek partneri ideal:
“Do të rri single derisa të gjej një burrë që nuk ndikohet nga shokët apo rrjetet sociale. Është gazmor, më dëgjon 24/7, i do familjen time si të vetën. Pak xheloz, gjithmonë i sinqertë dhe më respekton”.
Kjo deklaratë u pa menjëherë si një konfirmim i statusit të saj “single” dhe si një kunjë e hapur për Ledri Vulën, me të cilin marrëdhënia e saj ka marrë fund prej kohësh.
Komentet shpërthyen:
“Dmth, qenkan celur zyrtarisht aplikimet.”
“Rina woke up and chose violence.”
Vetë Rina i mori me sportivitet, duke kthyer përgjigje plot humor dhe pa u shmangur aludimeve.
Postimi i saj vjen në një moment kur Ledri Vula po përflitet për një romancë me Xhensila Myrtezajn. Fotot e tyre kanë qarkulluar gjerësisht ne rrjet, por asnjëri nuk ka dhënë ende një konfirmim publik.



