Sara Hoxha vendosi të ndajë një moment veror në Instagram, duke vendosur një iriq deti mbi trup dhe duke shkruar me shaka: “E kam gjetur truprojen e Nemo-s”.
Por, fotografia e shkrepur nga lart krijoi shumë konfuzion. Në vend që të dukej qartë një iriq deti, imazhi u interpretua ndryshe nga ndjekësit – aq sa brenda tri ditësh videoja e saj grumbulloi 5.7 milionë shikime.
Sara reagoi e habitur: “Mirëmëngjes. Çfarë po ndodh këtu? Dua ta di dhe unë”.
Komentet nuk munguan:
“Duket si qime barku në pamje të parë, prandaj ka shpërthyer”.
“Kanë menduar se është lesh kërthize”.
Për të sqaruar gjithçka, ajo u kërkoi ndjekësve të shihnin më me kujdes: “Zmadhojeni për të parë një iriq deti”.
Dhe për ta mbyllur me humor, Sara postoi një story tjetër, ku tregonte vetëm iriqin duke e lëshuar përsëri në det.



