KreuCelebrity

Shpërthimi i tritolit në banesën e tij, reagon për herë të parë Jozi!

 

Në orët e para të ditës dë martë, 26 gusht 2025, në fshatin Gurëz, që bën pjesë në njësinë administrative Fushë Kuqe të Kurbinit është shënuar një shpërthim me lëndë plasëse. Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, rreth orës 04:20, në derën e jashtme të oborrit të banesës së shtetases M. D. është hedhur një sasi e vogël lënde plasëse, e dyshuar se është artizanale.

Megjithëse hetimet paraprake ngrenë dyshime se shënjestra mund të ketë qenë këngëtari Jozefin Marku, i njohur me emrin Jozi. Lidhur me këtë mbrëmjen e djeshme, Jozi ka sqaruar situatën me ndjekësit e tij, me anë të një video të postuar në Instagram, ku shprehet se nuk është i përfshirë në këtë ngjarje.

"Nuk është e vërtetë ajo që po thuhet. Organet shtetërore kanë dhënë një deklaratë të qartë se ku ka ndodhur ngjarja, ndërsa portalet hamendësojnë sikur të kenë qenë pjesë e saj. Ju detyrohem t’ju sqaroj se e vërteta nuk qëndron kështu. Faleminderit për secilin nga ju që më ka shprehur shqetësim me mesazhe."