
Enrique Iglesias, 50 vjeç, dhe Anna Kournikova, 44 vjeç, po presin fëmijën e tyre të katërt. Lajmi u bë i ditur pasi ish-ylli i tenisit u fotografua në Miami me barkun e rrumbullakosur.
Çifti, të cilët janë së bashku që nga viti 2001, janë tashmë prindër të binjakëve Lucy dhe Nicolas, 7 vjeç, dhe vajzës Mary, 5 vjeç.
Të njohur për mbajtjen private të jetës së tyre familjare, ata nuk kanë bërë një njoftim publik. Iglesias shpesh ka thënë se familja është përparësia e tij kryesore, duke e çmuar kohën në shtëpi me fëmijët e tij.
Ata u njohën filloi 24 vjet më parë, në vitin 2001, kur Kournikova luajti në videoklipin e këngës ‘Escape’. Një kimi që shkoi përtej ekraneve dhe i ka mbajtur ata bashkë që atëherë.
-
Horoskopi ditor, e premte 29 gusht 2025
29 Gusht, 09:23 -


