KreuCelebrity

Del detaji 'sekret' në unazën e fejesës së Taylor Swift: Ja për çfarë bëhet fjalë!

Del detaji 'sekret' në unazën e fejesës së Taylor

Adhuruesit e Taylor Swift nuk lënë detaj pa vënë re – këtë herë është fjala për unazën e fejesës nga ylli i NFL, Travis Kelce. Në fotot romantike të propozimit në kopsht, të ndara nga vetë Taylor në Instagram, fansat kanë zmadhur me kujdes gurin gjigant të artë dhe mendojnë se kanë parë një detaj të fshehur: një shkronjë “T”.

Del detaji 'sekret' në unazën e fejesës së Taylor

“Besoj se shoh një T,” shkroi një përdorues në TikTok, ndërsa të tjerë e cilësuan si një “vezë Pashkësh” të lënë enkas nga Kelce për fansat.

Unaza u krijua nga Artifex Fine, Kindred Lubeck, e njohur për gdhendjet me dorë, dhe thuhet se diamanti brilant ka kushtuar deri në 1 milion dollarë. Nuk është hera e parë që Kelce personalizon dhurata për Swift – ai më parë i ka dhuruar një byzylyk miqësie me inicialet e tyre dhe nofkën e çiftit, “TNT”.

Çifti nisi lidhjen në vitin 2023, ndërsa propozimi ndodhi në rezidencën luksoze të Kelce në Kansas, disa javë përpara se ta shpallnin publikisht me fotot që bënë xhiron e rrjeteve.

Tani, fansat janë të fiksuar pas çdo detaji të unazës, duke e parë si një simbol intim të dashurisë së tyre, teksa Taylor dhe Travis përgatiten për kapitullin e ri të jetës së tyre së bashku.