Në një intervistë për Bloomberg Originals, Dukesha e Sussex-it, Meghan Markle foli serish për periudhën e kaluar me familjen mbreterore. Nëna e dy fëmijëve, e cila jeton në një vilë luksoze prej 12 milionë paundësh në Montecito dhe mbrëmjeve mëson frëngjisht në Duolingo, u pyet nëse e ka të vështirë të duket e afërt me publikun.
“Nuk e kam të vështirë, unë thjesht jam vetvetja. Besoj se ishte ndryshe disa vite më parë, kur nuk mund të isha kaq e zëshme dhe më duhej të vishja gjithmonë çorape ngjyrë lëkure. Të jem e sinqertë, kjo nuk është aspak në stilin tim. Nuk kisha parë çorape të tilla që nga filmat e viteve ’80.
Eshtë një shembull i thjeshtë, por është tregues i asaj që do të thotë të ndihesh rehat me veten, të vishesh siç dëshiron, të thuash të vërtetën dhe të shfaqh në hapësira ku mund të jesh vërtet autentike”, tha ajo.
Meghan shtoi se tani nuk ndjen më nevojën për të provuar asgjë ndaj askujt.
“Mendoj se karakteri ynë, ajo çfarë jemi në thelb, nuk ndryshon. Por sjelljet, zakonet dhe rolet që marrim në jetë mund të nxjerrin në pah më të mirën ose më të keqen tek njerëzit. Unë jam thjesht vetja”, u shpreh Dukesha.


