KreuCelebrity

Beteja me kancerin e gjirit, Jessie J do t'i nënshtrohet një operacioni të dytë!

Jessie J është detyruar të anulojë të gjitha datat e ardhshme të turneut, pasi do t'i nënshtrohet një operacioni të dytë si pjesë e trajtimit të saj për kancerin e gjirit. Datat në Mbretërinë e Bashkuar dhe Evropë janë shtyrë deri në prill të vitit të ardhshëm, ndërsa turneu në SHBA është anuluar.

Këngëtarja duhej të bënte turne në Mbretërinë e Bashkuar dhe Evropë në tetor, përpara koncerteve në SHBA në nëntor. Në një video të postuar në Instagram, ajo u tha fansave: “Fatkeqësisht, duhet të bëj një ndërhyrje të dytë kirurgjikale, asgjë shumë serioze, por duhet të bëhet para fundit të vitit dhe për fat të keq, kjo bie pikërisht në mes të një turneu që kisha rezervuar.”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Jessie J (@jessiej)

 

37-vjeçarja njoftoi në qershor se ishte diagnostikuar me kancer të gjirit në fazat e hershme . Ajo iu nënshtrua operacionit të parë më vonë po atë muaj.

Jessie J ka luftuar me probleme të shumta shëndetësore, përfshirë diagnostikimin me një problem në zemër kur ishte tetë vjeç dhe pësimin e një goditjeje të lehtë në tru në moshën 18 vjeç.