
Reperi i njohur, Ledri Vula pas ndarjes nga Sara Hoxha, nëna e vajzës së tij, u përfol se nisi një lidhje të re me biznesmenen nga Kosova, Rina Zaiti. Ledri është parë dhe fotografuar në shoqërinë e saj dhe shpesh herë ndjekësit kanë kapur detaje në rrjetet e tyre sociale, që e vërtetonin edhe më shumë romancën e tyre.
Por jo shumë kohë pas kësaj, Ledri vazhdon të përflitet për një romancë me këngëtaren e njohur, Xhensila Myrtezajn, ndërsa komentet e ndjekësve qëndronin mbi faktin se Xhensila i mori Ledrin, Rinës.
Nga ana e Rinës nuk ka pasur asnjëherë asnjë reagim në rrjete sociale lidhur me thashethemet e lidhjes apo dhe të ndarjes, ndërsa së fundmi një video e postuar nga ajo në TikTok nuk kishte si të mos vihej re, ku ka treguar se është single dhe do vazhdojë të qëndrojë derisa partneri i saj i ardhshëm të jetë kështu:
Do të rri single derisa të gjej një burrë që nuk ndikohet nga shokët e tij, apo nga rrjetet sociale. Është gazmor dhe i pëlqen të më dëgjojë të flas 24/7. E bën familjen time-familjen e tij. Pak xheloz, më respekton dhe gjithmonë është i sinqertë me mua.

Normalisht ky postim është marrë si një kunjë ndaj Ledrit, ku ka zbuluar kështu edhe shkaqet e ndarjes së tyre.
-
Çfarë i ndodh organizmit nëse nuk konsumoni produkte bulmeti?
30 Gusht, 10:37 -
Horoskopi ditor, e shtunë 30 gusht 2025
30 Gusht, 10:25


