KreuCelebrity

Sëmundja e Bruce Willis, bashkëshortja e largon nga shtëpia dhe e dërgon në qendrën për kujdes të përhershëm!

 

Sëmundja e Bruce Willis, bashkëshortja e largon nga shtëpia dhe e

Aktori legjendar i “Die Hard”, Bruce Willis, po jeton aktualisht nën kujdes të vazhdueshëm, si pasojë e përkeqësimit të sëmundjes së demencës frontotemporale.

Lajmi u bë i ditur nga bashkëshortja e tij, Emma Heming Willis, në një intervistë emocionuese për programin special të ABC-së, Emma & Bruce Willis: The Unexpected Journey.

Emma, me të cilën aktori ka dy vajza, Mabel (13) dhe Evelyn (11), tregoi se vendimi për ta sistemuar Bruce-in në një shtëpi me kujdes 24 orë ka qenë “një nga më të vështirët” e jetës së saj.
“E dija që Bruce do ta dëshironte këtë, sidomos për vajzat tona. Do të donte që ato të jetonin në një shtëpi të përshtatur për nevojat e tyre, jo për të tijat,” – tha ajo.

Megjithëse nuk jetojnë më bashkë, familja e viziton shpesh aktorin dhe e konsideron atë vend si një “shtëpi të dytë”.
“Është një shtëpi e mbushur me dashuri, ngrohtësi dhe të qeshura. Është e mrekullueshme të shohësh sa shumë miq të Bruce-it vazhdojnë të vijnë për ta parë,” – rrëfeu Emma.

Edhe Demi Moore, ish-bashkëshortja e Willis, së bashku me vajzat e tyre, Rumer (36), Scout (33) dhe Tallulah (31), janë pjesë e pandarë e kujdesit dhe dashurisë për aktorin në këtë periudhë të vështirë.

Emma pranoi se diagnoza ka qenë një përvojë tepër e rëndë dhe shpeshherë e vetmuar. Ajo foli për kufizimet që i është dashur të vendosë në jetën e familjes, për t’i krijuar Bruce-it një ambient sa më të qetë.
“Pacientët me demencë shpesh shqetësohen nga zhurmat e forta, ndaj ndalova fjetjet me shoqe për vajzat. Në atë kohë u ndjeva e izoluar, por e izolova edhe familjen time. Ishte shumë e vështirë,” – tregoi ajo.

Megjithatë, përtej dhimbjes, Emma gjen forcë tek momentet e vogla.
“Kur jemi me të, ai ndriçon. Na mban për dore, na përqafon, na puth. E ndien praninë tonë dhe reagon. Kjo është gjithçka që më duhet. Nuk më intereson nëse më njeh si bashkëshorten e tij apo jo – rëndësi ka që lidhja jonë ende ekziston.”

Bruce Willis u tërhoq nga aktrimi në vitin 2022, pasi u diagnostikua fillimisht me afazi, e cila më pas u konfirmua si demencë frontotemporale. Roli i tij i fundit ishte në filmin aksion-shkencor “Assassin”, i publikuar në mars 2023.