KreuCelebrity

Amal Clooney dhe Olivia Colman pësojnë të njëjtin problem në tapetin e kuq, njëra në Venecia e tjetra në Londër!

Amal Clooney dhe Olivia Colman pësojnë të njëjtin problem

Pavarësisht se ishin mijëra kilometra larg, Amal Clooney dhe Olivia Colman pësuan të njëjtin fat, pasi fustanet e tyre të shtrenjta mbetën të lagura njekohesisht të enjten në mbrëmje.  Ndërsa Amal, 47 vjeç, mbështeti bashkëshortin George, 64 vjeç, në premierën e Jay Kelly në mes të Festivalit të Filmit në Venecia, në Londër, Olivia, 51 vjeç, shkeli në një tapet të kuq po aq të lagur për filmin e saj të ri The Roses. Avokatja e të drejtave të njeriut mahniti me një fustan të shkurtër pa rripa ngjyrë fuschia me bisht, i cili mbeti i lagur teksa prekte token ne pjesen e pasme. Amal mbante sandale  AQUAZZURA Forever More, te cilat i shoqëroi me një çantë dore të artë dhe një pale vethe te gjate, ne te njejten ngjyre.

Amal Clooney dhe Olivia Colman pësojnë të njëjtin problem
Amal Clooney dhe Olivia Colman pësojnë të njëjtin problem
Amal Clooney dhe Olivia Colman pësojnë të njëjtin problem

Por, ndërsa Amal nuk e dha veten per incidentin, Olivia nuk mundi ta fshihte zhgënjimin për gjendjen e fustanit të saj Elie Saab, i cili shitet për një çmim marramendës prej 4,143 paundësh. Fustani prej mëndafshi të gjelbër të çelët kishte një dekolte të lartë, mëngë të çara në formë pelerine me një siluetë të derdhur shume bukur.

Amal Clooney dhe Olivia Colman pësojnë të njëjtin problem
Amal Clooney dhe Olivia Colman pësojnë të njëjtin problem
Amal Clooney dhe Olivia Colman pësojnë të njëjtin problem