KreuCelebrity

Tashmë është zyrtare: Ja kush e prezanton Big Brother VIP 5!

Tashmë është zyrtare: Ja kush e prezanton Big Brother VIP 5!

Ledion Liço do të moderojë sërish Big Brother VIP Albania, duke hyrë kështu në sezonin e tij të tretë si drejtues i spektaklit më të ndjekur televiziv në vend.

Tashmë është zyrtare: Ja kush e prezanton Big Brother VIP 5!

Lajmi u konfirmua në fund të promos së publikuar nga Top Channel, duke i dhënë fund zërave e thashethemeve mbi emrin e moderatorit të këtij sezoni.

Ashtu si çdo vit, në media janë përfolur disa figura të tjera, përfshirë edhe Arbana Osmanin, por televizioni ka konfirmuar zyrtarisht se Liço do të mbetet në krye të formatit.

Data e nisjes së sezonit të ri nuk është zbuluar ende, por pritshmëritë janë të larta për surprizat brenda shtëpisë së famshme dhe personazhet që do të bëhen pjesë e saj.