Claudia Schiffer mbushi së fundi 55 vjec, dhe e mahniti rrjetin me fotot e saj me rrobebanjo, ku shfaqi trupin e një 20 vjecareje.
Top Modelja gjermane, ikonë absolute e viteve 901, e konsideron veten me fat. Me një karrierë të gjatë mbi shpinë, ajo nuk doli asnjëherë plotësisht nga bota e modës: Në fakt i ka vazhduar projektet, thjesht i përzgjedh me shumë kujdes eventet në të cilat merr pjesë, bashkëpunon me marka luksi dhe shtëpi mode historike, e në të njëjtën kohë shijon kohën larg prozhektorëve, duke iu përkushtuar bashkëshortit, regjisorit Matthew Vaughn, dhe tre fëmijëve.
E lindur në Rheinberg të Gjermanisë në 1970-tën, Cluadia u zbulua në moshë fare të re- vetëm 17 vjec- nga një agjent talentesh ne një diskotekë të Dyseldorfit. E gjatë, bjonde, me një fytyrë prej “kukulle” dhe një trup perfekt, ajo u katapultua shpejt në botën e madhe të modës dhe në vitet 90, së bashku me Naomi Campbell, Cindy Crawford, Linda Evangelista e Christy Turlington kontribuan në krijimin e konceptit “të supermodeles”.
