Orlando Bloom ka rrëfyer së fundi sesi transformimi gjatë humbjes së peshës për një rol, pati ndikim të thellë në shëndetin e tij mendor. Aktori i famshëm tregoi se kishte humbur 11 kilogramë për rolin e tij si boksier në filmin “The Cut”. Në një episod të ri të “This Morning”, ai pranoi se kishte ngrënë vetëm ton dhe kastraveca para se të xhironte filmin.
“Isha thjesht i rraskapitur, nuk kisha energji. Isha i uritur dhe isha një person i tmerrshëm”, tha ai.
Bloom theksoi se kishte punuar me nutricionistin Philip Goglio, i cili e këshilloi të reduktonte vaktet nga tre në dy. “Papritmas ma morën të gjithë atë ushqim. Pastaj u detyrova të haja vetëm ton dhe kastraveca për tre javë”, pohon ai.
Bloom shpjegoi gjithashtu se për shkak të problemeve të tij me shëndetin mendor, ai kishte probleme edhe me paranojën. Më tej theksoi gjithashtu se atletët humbin rregullisht peshë dhe aktorët zakonisht e çojnë atë në ekstreme në periudhën e shkurtër para se të luajnë një rol. Gjatë xhirimeve, ai përsëri bënte gjithçka që mundte për t’u dukur sa më mirë para kameras.
Orlando kujtoi gjithashtu se shtrihej midis xhirimeve në shesh xhirimi dhe pastaj ngrihej për të bërë pompa që të dukej edhe më i madh. Edhe pse ia doli ta duronte dietën intensive, Bloom nuk ia rekomandon askujt.


