KreuCelebrity

Besa Kokëdhima së shpejti nuse: Mësohet kush është ‘fatlumi’!

Besa Kokëdhima së shpejti nuse: Mësohet kush është

Këngëtarja e njohur Besa Kokëdhima është gati t’i japë fund beqarisë. Pas një lidhjeje disa­vjeçare të mbajtur larg syve të publikut, artistja dhe partneri i saj, Tedi, do të kidhun kurorë më 14 shtator.

Dasma do të zhvillohet në një resort pranë kryeqytetit, me një atmosferë intime, vetëm me miqtë më të ngushtë dhe familjarët. Besa ka kërkuar që ceremonia të jetë diskrete, duke iu lutur të ftuarve që të mos ndajnë foto apo video në rrjete sociale.

Besa Kokëdhima së shpejti nuse: Mësohet kush është

Edhe pse i rezervuar, eventi do të ketë surpriza: disa artistë të njohur do të performojnë live për të festuar dashurinë e çiftit.

Në një intervistë të fundit, Besa u shpreh e lumtur dhe më e dashuruar se kurrë:

“Kur jam e stresuar, ai është i vetmi që më qetëson. Kuptimi i jetës për mua është dashuria. Jam gocë serioze, një herë në jetë dua të martohem. Nuk dua të më mbetet gjë peng.”

Partneri i saj, Tedi, është ekspert juridik dhe ka preferuar të mbajë një profil të ulët publik, por tashmë është në qendër të një prej dasmave më të shumëpritura të këtij viti. Pas disa vitesh në një lidhje, çifti më në fund ka vendosur që të bëjë edhe dasmën e tyre