KreuCelebrity

Gordon Ramsay tregon diagnozën me kancer të lëkurës: “Mos harroni kremin kundër diellit”

Gordon Ramsay tregon diagnozën me kancer të lëkurës:
Shefi i njohur britanik, Gordon Ramsay, ka zbuluar se ka kaluar një ndërhyrje për të trajtuar karcinomën bazale, një formë e kancerit të lëkurës që shkaktohet nga ekspozimi afatgjatë ndaj rrezeve të diellit.

Ramsay ndau lajmin në rrjetet sociale, duke postuar edhe disa foto ku duken qepjet nga ndërhyrja, të cilat shtrihen nga poshtë veshi deri te nofulla, më pas të mbuluara me një fasho.

“Jam mirënjohës për ekipin e mrekullueshëm te The Skin Associates dhe për reagimin e tyre të shpejtë në heqjen e kësaj karcinome bazale. Ju lutem, mos harroni kremin tuaj kundër diellit këtë fundjavë,” – shkroi ai në Instagram më 30 gusht.

Sipas Mayo Clinic, kjo lloj kanceri shpesh shfaqet si një gungë e tejdukshme në lëkurë dhe është e lidhur me ekspozimin e zgjatur ndaj rrezeve UV. Me humorin që e karakterizon, 54-vjeçari shtoi: “Ju premtoj që nuk është një face lift… ndryshe do të kërkoja rimbursim!”

Ylli i Kitchen Nightmares, i cili është baba i gjashtë fëmijëve me bashkëshorten Tana Ramsay, ka zgjedhur të përballet me lajmin me optimizëm dhe shaka, ndërsa fansat, miqtë dhe familja e tij kanë mbushur rrjetet sociale me mesazhe mbështetjeje.