KreuCelebrity

S`kishin shumë që u fejuan, shokon aktorja: Publikon fotot e dhunës nga partneri!

S`kishin shumë që u fejuan, shokon aktorja: Publikon fotot e

Aktorja britanike Danielle Mason, 42 vjeçe, ka akuzuar ish-të fejuarin e saj, Lee Dopson, 45 vjeç, për dhunë fizike gjatë një incidenti që, sipas saj, ndodhi pas festës së fejesës në nëntor 2024. Mason, e cila njihet edhe si motra nga nëna e aktores së “EastEnders”, Jessie Wallace, ka ndarë në Instagram foto të fytyrës së saj të dëmtuar, shoqëruar me postime ku flet për betejat ligjore kundër Dopson.

S`kishin shumë që u fejuan, shokon aktorja: Publikon fotot e
S`kishin shumë që u fejuan, shokon aktorja: Publikon fotot e

Në një deklaratë për Daily Mail, ajo rrëfeu se ngjarja ndodhi pas një feste luksoze në hotelin DoubleTree By Hilton St Anne’s në Wokingham. Javën e kaluar, Danielle ka siguruar një urdhër ndalimi ndaj ish-partnerit të saj nga Gjykata e Slough.

Aktorja u shpreh se vendosi të flasë publikisht pasi Lee publikoi një video ku shfaqej me shenja në fytyrë, duke pretenduar se ishte viktimë. Danielle, megjithatë, theksoi se ato ishin pasojë e vetëmbrojtjes gjatë sulmit.

Historia e çiftit nisi në vitin 2023, pasi u njohën rastësisht në një supermarket, ndërsa shoqëronin fëmijët në shkollë. Të dy kanë fëmijë nga marrëdhënie të mëparshme; Danielle është nënë e dy fëmijëve me ish-bashkëshortin Tony Giles, me të cilin mori pjesë në reality show-n “My Big Fat Gypsy Wedding”.

Ajo pranoi se nuk kishte dëshirë të ekspozohej në rrjete sociale, por ndjeu se ishte e detyruar të tregonte versionin e saj të ngjarjes përballë deklaratave të ish-të fejuarit.