KreuCelebrity

Fustani me pupla i Cate Blanchett, “më i bukuri” në tapetin e kuq të Festivalit të Venecias?!

Fustani me pupla i Cate Blanchett, “më i bukuri” në

Cate Blanchett mahniti publikun në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Venecia me premierën e filmit të saj më të ri “Father Mother Sister Brother”.

Aktorja 56-vjeçare u shfaq me një fustan të zi elegant, të zbukuruar me pupla, duke u kthyer menjëherë në qendrën e vëmendjes. Në krah të saj parakaluan edhe aktoret Vicky Krieps dhe Charlotte Rampling, të cilat spikatën me paraqitjen e tyre po aq fine, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe bashkëpunuese në tapetin e kuq, shkruan Daily Mail.

Fustani me pupla i Cate Blanchett, “më i bukuri” në
Fustani me pupla i Cate Blanchett, “më i bukuri” në

Filmi i ri i regjisorit Jim Jarmusch trajton ribashkimin e një familjeje pas shumë vitesh ndarjeje, duke sjellë në pah tensione të pazgjidhura dhe marrëdhënie të ndërlikuara. Përveç Blanchett, në kast bëjnë pjesë edhe Luka Sabbat, Indya Moore, Adam Driver dhe Tom Waits.

Ky projekt shënon rikthimin e Jarmusch pas pesë vitesh mungesë, si dhe ribashkimin e tij me Blanchett, pas bashkëpunimit të suksesshëm në “Coffee & Cigarettes” në vitin 2003.